ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia i gjen narkotikë e armë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Në fshatin Gushtericë të Graçanicës, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojeve dhe peshave të ndryshme.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë ajrore e tipit ECOL, një fishek i kalibrit 7mm, gjithashtu është konfiskuar një shumë e parave rreth 360 euro dhe 4230 dinarë serbë.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:00 të mëngjesit.