Formacionet zyrtare të ndeshjes Brazil – Meksikë           

Sot zhvillohet ndeshja tjetër e 1/8 së finales në kupën e botës në mes të Brazilit dhe Meksikës.

Kampioni i pesëfishte i botës, Brazili do të ndeshjet me kombëtaren tjetër latine Meksikën e cila ka pasur paraqitje shumë të mirë këtë botëror, duke lënë mbrapa në grup edhe kampionin në fuqi, Gjermaninë.

Ndeshja do të zhvillohet në orë 16:00 në stadiumin “Samar Arena” që ka një kapacitet prej 44 mijë e 918 ulëse.

Brazili përfundoi e para në grupin E, ndërsa Meksika e dyta në grupin F.

Në orën 20:00 do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Belgjikës dhe Japonisë.

Rusia, Uruguai, Kroacia dhe Franca janë ekipet që tashmë kanë siguruar çerek finalet e kampionatit botëror.

Formacionet zyrtare të dyja ekipeve:

Brazili:

Alisson; Fágner, Thiago Silva, MIranda, Filipe Luis; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar

Meksika:

Ochoa; Álvarez, Ayala, Salcedo, Gallardo; Herrera, Márquez, Guardado; Vela, Hernández, Lozano