Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Flamur Sefaj nuk ka Dëgjuar se Serbët Kërkojnë Shkarkimin e Shpend Maxhunit

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nuk ka dëgjuar ende se serbët në takimin e mbajtur dje në Mitrovicë kanë kërkuar dorëheqjen drejtorit të policisë Shpend Maxhuni.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Sefaj tha se fjala shkarkim nuk duhet të përdoret as për media, duke theksuar që të mos e thërrasim për këtë temë pasi ka agjendë të ngarkuar sot.

“Unë prej jush po e dëgjoj fjalën shkarkim të drejtorit të policisë, njërin ndër drejtorët më profesionalë që kemi në rajon dhe po përmendet fjala shkarkim. Mos e përmendni ma dhe mos më thirrni më për këtë temë ju lutem. Absolutisht kjo fjalë nuk duhet me u dëgju as nëpër media”, tha Sefaj për KALLXO.com.

Dje ministra, deputetë dhe këshilltarë komunalë serbë u mblodhën në Mitrovicën Veriore për të diskutuar ndërhyrjen e policisë për arrestimin e Marko Gjuriqit dhe për të treguar se nëse nuk nisin procedurat e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe deri më 20 prill, do ta themelojnë atë vetë.

http://kallxo.com/rakiq-me-20-prill-themelojme-asociacionin/

Nga takimi i kryetarëve në Mitrovicën Veriore është kërkuar shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme se një major dhe një toger nga Policia e Kosovës kanë marrë pjesë në takimin e së mërkurës në Mitrovicën e Veriut, rezultati i të cilit ka qenë kumtesa e cila kërkon dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni.

http://kallxo.com/eprore-te-policise-ne-tubimin-ku-u-kerkua-shkarkimi-shpend-maxhunit/

Për ndërhyrjen në veri të hënën, sot kabinetit qeveritar iu drejtua me një fjalë zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq.

http://kallxo.com/jevtiq-kerkon-hetim-per-nderhyrjen-ne-veri/