Fjalë të Ashpra

Gjyqtari Vesel Ismajli tha në gjykatë se nuk i interesojnë zhvillimet politike.

“Unë nuk jam i ndikuar prej askujt, as nuk më intereson çështja politike,” tha Ismajli.

Molliqaj pas këtyre fjalëve të gjyqtarit shprehu bindjen se as vetë gjyqtari nuk i beson këto që thotë.

“Besoj që atë që po e thua nuk e beson as vetë, e di që po garanton, po nuk i beson as vetë,” tha Molliqaj.

Për ta argumentuar këtë, Molliqaj foli për fletarrestin ndaaj Visar Ymerit, kreut të “Vetëvendosjes”.

“Ju keni lëshuar fletarrest për kryetarin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’,” pyeti Molliqaj.

Bëhet fjalë për procesin gjyqësor ku të akuzuar për sulm dhe shkaktim të lëndimeve të lehta trupore ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, janë kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, deputeti i këtij subjekti Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe vozitësi Besart Bujupi.

Më 18 shkurt KALLXO.com shkroi për mundësinë që gjykata të lëshojë urdhërarrest për Visar Ymerin, pasi Ymeri nuk po merr pjesë në seancat e gjykimit ku është i akuzuar.

Molliqaj pastaj foli për procesin rreth dëmtimit të makinave të EULEX-it në vitin 2009, ku është i akuzuar. Tha se kjo lëndë është e vjetër 7 vjet.

Ai pyeti gjyqtarin se a është më e rëndësishme tash ajo që po ndodh në politikë dhe pse nuk është arrestuar asnjë aktivist pas datës 17 shkurt?

“Unë jam ai që e ka lëshuar fletarrestin dhe se para ligjit të gjithë janë të barabartë,” tha gjyqtari Ismajli.

KALLXO.com shkroi më 16 shkurt se për gjykimin rreth dëmtimit të makinave të EULEX-it gjykata lëshoi urdhër për arrestimin e aktivistëve të VV-së më 9 shkurt, ndërsa ai urdhër nuk u zbatua nga policia deri më 16 shkurt, një ditë para protestës së opozitës dhe përvjetorit të pavarësisë.

http://kallxo.com/arrestimi-i-aktivisteve-te-vv-u-urdherua-me-9-shkurt/

Molliqaj më tutje tha se aksioni i 25 gushtit 2009 kur u dëmtuan 25 makina të EULEX-it ka qenë aksion politik i drejtë dhe i qëlluar.

Ai e pati një porosi për gjyqtarin Ismajli.

“Ky është proces politik dhe ti do të mbash përgjegjësi politike dhe historike,” tha Molliqaj.

Para se të arrestohej më 18 shkurt, përveç për këtë proces gjyqësor Molliqaj kërkohej edhe nxjerrje nga makina të Shasivar Haxhiajt, këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi më 18 nëntor 2015.

Pasi ky këshilltar i ministrisë u nxor nga makina, kjo makinë u dëmtua. Më 18 nëntor të vitit të kaluar qe arrestuar deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

http://kallxo.com/demtohet-vetura-e-keshilltarit-te-memli-krasniqit/