VIDEO - Momenti kur Dardan Molliqaj arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Social Demokrate, PSD, Dardan Molliqajn, në protestën e kësaj partie kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

KËTU mund ta gjeni videon e arrestimit të Dardan Molliqajt

Organet e rendit kanë arrestuar edhe Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë të PSD-së, pjesë të protestës.

Partia Socialdemokrate ka protestuar me mjete tymuese të cilat janë hedhur në drejtim të objektit ku Trendafilova po mban një takimi të saj në një hotel në Prishtinë me shoqërinë civile.

Para këtij objekti janë edhe Policia e Kosovës të cilët janë përballur me protestuesit dhe mjetet tymuese.