Ilustrim

Fillon gjysmëmaratona 'Prishtina 2019', merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj

Në Prishtinë ka filluar gjysmëmaratona e 19-të e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Pjesë e kësaj gjysmëmaratone është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij. Gjithashtu pjesë e kësaj gare do të jenë edhe pjesëtarë të FSK-së dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Kryeministri Haradinaj ishte pjesë e kësaj gare edhe në vitin 2018.

Shtegu i gjysmëaratonës i cili është i gjatë 21 kilometra do të jetë ky: Nisja është bërë nga Teatri Kombëtar, rruga Nëna Tereza, semaforët kryesorë, rruga për në Fushë Kosovë, prej Fushë Kosovës, në drejtim të Obiliqit, pastaj garuesit do të dalin në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, do të vazhdojnë deri tek rrethi dhe prapë do të kthehen në cak para Teatrit Kombëtar.