Festivali ‘Remusica’, mbrëmja e kompozitorëve kosovarë

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot në mbrëmje një koncert në kuadër të festivalit “ReMusica”, me ç’rast do të shënohen edhe dy përvjetore të krijuesve të njohur të muzikës shqipe në Kosovës, Lorenc Antonit dhe Rafet Rudit.

Gjatë koncertit të Filmaronisë së Kosovës, i cili do të mbahet në Bibliotekën Universitare, duke filluar nga ora 20:00, nën dirigjimin e kompozitorit Rafet Rudi, kori i Filharmonisë do të interpretojë vepra të autorëve shqiptarë dhe huaj.

Njëkohësisht gjatë performimit të korit të Filharmonisë së Kosovës do të shënohet edhe 110 vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni dhe 70 vjetori i lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit Rafet Rudi.