
‘ReMusica 2023’ me mesazhe për kujdes të shëndetit mendor
Edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica” do të mbahet prej 3 deri më 23 maj 2023 në Prishtinë.
Me moton “Inhale, Exhale”, edicioni i 22-të i këtij festivali do të fokusohet me tema për rëndësinë e kujdesit dhe ndërgjegjësimit për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Organizatorët kanë bërë të ditur se gjatë edicionit të 22-të, “ReMusica” do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga koncertet me artistët botërorë e vendorë; diskutimet ku fokus do të jetë pikërisht shëndeti mendor. Por, edhe instalacionet konceptuale, tingullore; masterklasat, punëtoritë me gjeneratat e reja e programe për fëmijë.
“Edicioni i 22-të me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa dhe me 8 premiera botërore, do t’i kushtohet në veçanti repertorit për instrumente me frymë, duke vënë theks në formacionet frymore dhe ansamblet vokale”- thuhet në njoftimin e “ReMusica”-s.
Sipas njoftimit, gjatë edicionit të sivjetëm të “ReMusica” do të performojnë emra të njohur të muzikës botërore.
Programi i edicionit të 22-të të Festivalit ‘ReMusica 2023’: