Situata me COVID-19, festivali ‘ReMusica’ rikthehet me edicion hibrid
Festivali Ndërkombëtar i Prishtinë, “ReMusica” planifikon të mbajë edicionin e tij të 20-të nga 13 deri më 22 shtator 2021.
Edicioni i sivjetmë i “ReMusica’ do të jetë hibrid, i kombinuar me prezencë fizike dhe digjitale.
Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se programi i festivali është riadaptuar për t’iu përshtatur masave qeveritare anti- COVID-19.
Përmes një komunikate për media organizatorët kanë bërë të ditur se një mori aktivitetesh, si punëtoritë e ligjëratat do të mbahen me prezencë fizike.
“Kurse pjesa tjetër e koncerteve, në të cilin prezantohen emra të shquar si: Elbenita Kajtazi, soprano; Asasello String Quartet nga Gjermania, artistët e shquar nga Franca violinisti Pierre Fouchenneret dhe pianisti Théo Fouchenneret; Merita Rexha Tershana, piano; artistet tona kosovare Kaltrina Miftari, soprano dhe Tringa Sadiku, kitarë , artisti Holger Maik Mertin, Ilir Bajri do të vijnë në skenën e ReMusicas në formë digjitale”, thuhet në komunikatë.
Edicioni i kaluar i 19- ti me radhë i festivalit “ReMusica”, për shkak të pandemisë ishe mbajtur në versionin online.