Pamje nga Festivali ‘ReMusica 2023’, Foto: KALLXO.com.
Koncerti i evropianëve të rinj mbylli edicionin e 22-të të Festivalit ‘ReMusica’
Koncerti i Orkestrës së të Rinjve të Bashkimit Evropian ka mbyllur mbrëmjen e së martës edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica”, që u mbajt në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Orkestra e evropianëve të rinj me solist Daniel Rowland në violinë në bashkëpunim me orkestrën “Western Balkans Youth Orchestra” shfaqi një program të larmishëm me vepra të autorëve të njohur të muzikës artistike.
Me moton “Inhale, Exhale”, edicioni i 22-të i këtij festivali u fokusua në temat për rëndësinë e kujdesit dhe ndërgjegjësimit për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Nga 3 maj kur nisi ky edicion e deri mbrëmë janë mbajtur një sërë koncertesh me artistët botërorë e vendorë; diskutimet me fokus shëndetin mendor, instalacionet, masterklasat, punëtoritë, etj.
Shaban Behramaj, koordinator i këtij festivalit, tha për KALLXO.com edicioni i sivjetmë i “ReMusica”-s është karakterizuar më shumë aktivitete të ngjeshura me një program të larmishme muzikore, duke kulmuar me koncertit e Orkestrës së të Rinjve të Bashkimit Evropian.
“Ishte një privilegj për ne pjesëmarrja e Orkestrës së të rinjve të BE-së, në orkestër me traditë dhjetëra vjeçare dhe që ka shfaqur një mori koncertesh në mbarë Evropën”- tha ai.
Edicioni i 22-të i Festivalit “Remusica” është mbajtur nga 3 deri më 23 maj 2023 në Prishtinë.