Festivali ‘Prishtina Lexon’ mbledh fëmijët në qendër të Prishtinës

Fëmijë dhe nxënës të shkollave të ndrysh të Prishtinës i janë bashkuar sot Festivalit “Prishtina lexon” të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe një numër organizatash në kuadër të Manifestimit për çlirimin e Prishtinës.

Të ulur nën tenda të shpërndara në Sheshin “Zahir Pajaziti”, fëmijë të përcjellë nga prindër dhe mësuesit të tyre, kanë lexuar krijimet e të ndryshme. Fëmijëve gjatë këtij aktiviteti  u janë bashkangjitur e mjekë, zjarrfikës, policë, etj.

Gjatë gjithë ditës së sotëm duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë po mbahen aktivitetet të ndryshme në kuadër të festivalit “Prishtina lexon”, për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa një minibus bëri një xhiro rreth Prishtinës me fëmijë duke lexuar.

Aktivitetet në kuadër të këtij festivali do të koncentrohen në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në orët e pas ditës dhe në mbrëmje aktivitetet për të rriturit ato do të zhvendosen në Kino Armata. Festivali mbyllet me pjesën “Book Character Party”, që mbahet në sheshin Zahir Pajazit në mes orës 21:00 dhe 23:00.

Niveli i lexueshmërisë

Festivali ‘Prishtina lexon” që mbahet në kudër të shënimeve për çlirimin e Prishtinës ka si qëllim shtytjen për leximin sidomos te të rinjtë.

Megjithatë, pavarësisht pohimeve për një lexueshmëri të ulët tek nxënësit dhe të rinjtë, lexushmëria tek këto mosha është më e mirë sesa viteve të kaluar. Kështu mendojnë mësimdhënës dhe krijues që kanë punuar dhe punojnë me moshat e reja.

Krijuesja Qibrije Demiri profesoreshë e Lehtësisë në UP, ka thënë për Kallxo.com, se pavarësisht e nuk ka statistika të sakta dhe gjithëpërfshirëse, lexushmëria te moshat e reja është me e mirë se sa viteve apo dekadave më parë.

Sipas Demirit, pavarësisht mungesës së statistikave, një logjikë krejt e thjeshtë dërgon te konstatimi se ka kushte më të mira sesa viteve të kaluara.

“Realisht unë mendoj e tash lexohet më shumë. E para, tash kemi më shumë përkthime vepra të autorëve, klasikëve në kuptimin e vlerës dhe logjikisht leximi  është më i shumtë tash. Ndoshta jo sa do të donim, por duke u nisur nga format tjera të komunikimit me letërsinë siç është edhe interneti nuk guxojmë të themi se tashëm leximi është me i vogël”, ka potencuar ajo.

Edhe për Munish Hysenin, mësimdhënës shumëvjeçar, tash drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinës, sot lexohet më shumë nga moshat e reja. Sipas tij, me përmirësimin e kushteve, hapësirave për lexim dhe mundësive, është shtuar edhe interesimi i fëmijëve dhe të rinjve për lexim.

Ai ka thënë se në lexueshmëria që kishte shpërthyer gjatë viteve 1907 për tu vazhduar në vitet 1980, për të rënë interesimi pas viteve të 90’ të shekullit të kaluar, për shkak të situatës politikë të atëhershme, për shkak të mungesës së bibliotekave, literaturës, etj.

“Pas viteve 2000 situata ndryshojë për mirë dhe filloi edhe interesimi më gjithnjë në rrite i interesimit për lexim. Krijimi i kushteve dhe hapësirave ndikojë në rritjen e lexueshmërisë”,  ka thënë Hyseni, në një prononcim për Kallxo.com.

Sipas tij, kjo dëshmohet edhe me daljen e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në objekt të ri, ku interesimi është shtuar dukshëm.

Aktivitetet gjithëditore

Festivali ka bërë bashkë fëmije të shkollave të ndryshme të Prishtinës të cilëve u janë bashkua edhe mjekë policë, zjarrfikës, pa lënë anash edhe krijues të profileve të ndryshme.

Vlora Ademi organizatore “Social Creativity”, një prej organizatorëve të këtij festivali ka potencuar se gjatë gjithë ditës do të ketë një sërë aktivitetesh .

“Prej orës 10 deri në ora 13:00 kemi lexime me personazhe të ndryshëm që këtë vit dallojnë, nuk ka me pasë politikan që do të lexojnë për fëmijë, do të kemi zjarrfikës, mjek, polic, kështu që kemi aktivitete më pastaj prej orës 15:00 deri orën 16:00 do të ndahen çmime për lexuesit e vitit nga biblioteka “Hivzi Sylejmani”, prej orës 16:00 deri në ora 23:00 fillojnë aktivitetet për të rritur”, ka pohuar ajo.

“Prishtina lexon 2019” organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim edhe me ETEA, Bibliotekën  “Hivzi Sulejmani”, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Termokiss, Libraria “Dukagjini”, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Aleanca Franceze, Social Creativity, Kino Armata dhe Virtual Sophists.