Ekspozita ‘Kujtesa e arsimit shqip në Kosovë të viteve të ’90-ta’. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozitë për mbijetesën e arsimit shqip gjatë të ‘90-ave në Kosovë - FOTO

Botime të ndryshme shkollore e materiale tjera arkivore janë ekspozuar sot në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, në kuadër të ekspozitës “Kujtesa e arsimit shqip në Kosovë të viteve ’90-të”.

Ekspozita është hapur në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë dhe prezanton përpjekjet e institucioneve kosovare gjatë viteve 1990/99 për të mbajtur gjallë sistemin arsimor në Kosovë.

Libra shkollor të të gjitha niveleve arsimore të botuara gjatë viteve të ’90-ta, ditarë, libreza shkollore, materiale arkivore e fotografi të shumta janë ekspozuar në kuadër të kësaj ekspozite.

Hysen Munishi, drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, bashkëkurator i ekspozitës, tha se kjo ekspozitë është më shumë se një grumbuj letrash, botimesh e materiale arkivore.

“Po shënojmë ngjarje, një organizm që nuk do të harrohen kurrë dhe si të tilla, janë dhe do të mbesin dëshmi e jetës  dhe fatit tonë, një pasqyrë i së vërtetë në kohë të muzgëta për shqiptarët”- tha ai.

Munishi tha se brutalitetit të Serbisë ndaj arsimit në Kosovë, shqiptarët në krye me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën”iu përgjigjën me një urtësi dhe plan të qartë duke krijuar një sistem të suksesshëm arsimor”.

Ai kritikoi institucionet e sotme shtetërore, të cilat sipas tij, nuk janë duke e vlerësuar si duhet kontributin e punëtorëve të arsimit të viteve të ’90-ta, të siç tha ai ishin shtylla e rezistencës në ato vite.

Një fjalë rasti lidhur me idenë dhe se si duhet trajtuar materiale arkivore, e mbajti Robert Montoya, profesor nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA, bashkëkurator i ekspozitës.

“Patjetër që ndiej shumë pasion teksa para nesh po diskutohen të gjitha këto tema vërtet të rëndësishme”- tha ai ndër të tjerash.

Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, Serbia përzuri nga punë mbi 70% të punëtorëve në sistemit publik, dhe përzuri nga objektet shkollore nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë.

Edicioni i 20-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë është hapur të hënën, ndërsa mbyllet të dielën më 28 maj 2023.

Në kuadër të këtij edicioni janë mbajtur një sërë aktivitete të ndryshme rreth librit dhe bibliotekarinë në Kosovë.