Në Prishtinë shënohet Festa e Librit për Fëmijë

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinës, Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, organizata “ETEA” me mbështetje të Komunës së Prishtinës,  kanë shënuar sot në Prishtinës, 2 prillin, “Ditën Ndërkombëtare të Librit për fëmijë”.

Ky aktivitet, “Dita Botërore e Librit për Fëmijë” është mbajtur në Bibliotekën “Hivzi Sulemjani” përmes së cilit përveç leximit dhe promovimit të krijuesve dhe veprave për fëmijë, u potencua rëndësia e leximit nga vet fëmijët.

Duke folur rreth Ditës Botërore të Librit për Fëmijë dhe këtij aktiviteti, drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Munish Hyseni ka thënë se ky aktivitet si qëllim të tij ka nxitjen tek fëmijët për leximin.

“Jemi takuar sot që t’i bashkëngjitemi sot gjithë fëmijëve të botës në këtë ditë të librit. Besoj se kjo ditë do të nxitë dhe ndikoj te fëmijët për leximin dhe dashurinë për librin”, ka thënë drejtori Hyseni

Ndërsa, Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli ka pohuar se aktivitetet e tilla kanë një mesazh me rëndësi për të vegjëlit.

“Kjo ditë na motivoi që fëmijët, por edhe në të jeni më pranë librit, më të motivuar për rëndësinë që ka leximi”, ka pohuar ndër të tjerash drejtoresha Basholli.

Gjatë këtij aktiviteti janë prezantuar edhe krijuesit për fëmijë, dhe veprat e tyre, si: Hasan Hasani e Jonuz Fetahaj, ndërsa është zhvilluar edhe një diskutim për veprat e krijueses Erinë Rrahmani.

Në çdo 2 prill shënohet “Dita e Ndërkombëtarë e Librit për Fëmijë”, festë kjo e cila ka për qëllim shtytjen dhe ngjalljen e leximit tek mosha e vogël. Për herë të parë kjo festë nisi të shënohet që nga viti 1967, e Bordit Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë e të Rinj, pjesë e së cilit janë një rrjet i krijuesve nga gjithë bota. 2 prilli njëkohësisht është edhe ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.