Një punëtor infektohet me Coronavirus, mbyllet biblioteka ‘Hivzi Sulejmani” në Prishtinë

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinës është mbyllur sot, pasi një punonjës i saj ka dalë pozitiv me coronavirus.

Drejtori i kësaj biblioteke, Munish Hyseni ka konfirmuar për Kallxo.com lajmin për infektimin e punëtorit me COVID-19 dhe mbylljen e përkohshme të bibliotekës.

“Një punëtor i bibliotekës ka rezultuar se është infektuar me coronavirus dhe na është thënë se duhet ta mbyllim përkohèsisht bibliotekën dhe stafi të vetëizolohet”, ka thënë Hyseni për Kallxo.com.

Mbyllja e kësaj biblioteke vjen vetëm pak ditë masave lehtësuese dhe njoftimin se nga data 15 qershor 2020, lexuesve, përkatësisht anëtarët e bibliotekës u lejohet huazimi i librit.