Foto: Komuna e Ferizajt

Ferizaj, nis projektin 'Bashkimi i qytetit'

Në qytetin e Ferizajt sot në ora 13:00, tek nënkalimi kryesor (afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj) nisin punimet për realizimin e projektit më të rëndësishëm infrastrukturor, “Bashkimi i Qytetit”.

Në fillimin e punimeve prezent do të jenë: Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli.