Prapa grilave - Ilustrim

Burgosen ferizajasit që dyshohet se vodhën BMW-në

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për paraburgim kundër tre të pandehurve për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vjedhje, duke i shkaktuar dëme material të dëmtuarit S.S.

Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B.,  është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B.,  dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S.,  në atë mënyrë që me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit.

Sipas njoftimit të prokurorit, të pandehurit në shtëpinë e të dëmtuarit  kanë marrë veturën e markës “BMW”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, katër burmashina, dy hillta, një bicikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri(akumulatorë), pesë radio të veturave si dhe kanë demuluar tërë shtëpinë, më të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria në Ferizaj ka njoftuar se edhe kundër të pandehurit A.I., është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 8 janar 2019, i pandehuri pas një fjalosje rreth disa parave që i’a ka kërkuar e dëmtuara-nëna e tij, tensionohet situata dhe me dashje i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale penale “Lëndim i rëndë trupor” .

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit gjenden në ndalim dhe ndaj tyre është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.