Ferid Agani - Foto: Facebook

Ferid Agani Kërkon Lirim nga Detyra

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Agani lirimin e kërkoi në një letër drejtuar shefit të tij-Kryeministrit Mustafa.

Në letër Agani i kërkoi Mustafës që të lirohet “nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë”.

Agani lirimin nga detyra e lidhi me qeverisjen e pastër “pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike, “i përkushtuar që drejtësia të kryejë punën e saj në mënyrë të papenguar”.

Aktakuza ndaj Aganit dhe 63 personave tjerë u ngrit dy ditë më parë.

Këta të akuzuar, 44 nga të cilët mjekë dhe infermierë të institucioneve publike shëndetësore, sipas prokurorisë dërguan pacientë nga këto institucione në dy spitale private, duke marrë ryshfet për këtë.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ferid-aganit-dhe-63-personave-te-tjere/

Ferid Agani kur foli sot për KALLXO.com tha se tash më së shumti i intereson përfundimi sa më i shpejtë i procesit gjyqësor.

“Të vetmet deklarata përkitazi me çështjen sa më përket mua deri në pëfundim të saj do t’i japin organet e drejtësisë. Çështja është bërë gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuar, dhe e vetmja që tash më intereson është verdikti sa më i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajsinë time të plotë” tha Agani.

http://kallxo.com/ferid-agani-dhe-daut-gorani-flasin-per-aktakuzen-e-stentave/

Për rastin e stentave në lidhje me të cilin akuzohen Agani dhe të tjerët, KALLXO.com publikoi në vitin 2014 sms-të e mjekëve që tash janë akuzuar, në të cilët ata lavdëroheshin për dërgimin e pacientëve në institucionet private.

http://kallxo.com/sms-te-e-mjekeve-te-arrestuar/

http://kallxo.com/rasti-stenta-nje-vit-pas-zgjerohen-hetimet-e-nuk-ka-aktakuze/

http://kallxo.com/mjeket-e-stentave-japin-truall-banesa-dhe-para-per-tu-liruar/

Ja letra e plotë e Ferid Aganit drejtuar Mustafës, e publikuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësin time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastërt pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”.