Protesta e banorëve të fshatit Stankaj para Ministrisë së Ambientit. Foto: KALLXO.com

Banorë të fshatit Stankaj të Pejës protestojnë para Ministrisë së Ambientit për ujë të pijshëm - FOTO

Dhjetëra banorë të fshatit Stankaj të Komunës së Pejës kanë protestuar paraditen e së mërkures para Ministrisë së Ambientit në Prishtinë.

Ata po kërkojnë nga kjo ministri që të mos lejojë Komunën e Pejës që përmes burimit të ujit të këtij fshati, të furnizojë me ujë edhe fshatrat Bogë dhe Shkrel.

Korab Lulaj nga ky fshat për KALLXO.com ka thënë se kërkesa e banorëve është që fillimisht fshati Stankaj të furnizohet në tërësi me ujë, e më pas fshatrat e tjerë.

“Aktualisht rreth 40% e fshatit Stankaj ka qasje në ujë të pijes. Ne po kërkojmë që fillimisht të furnizohet komplet fshati me ujë përmes burimit tonë, e më pas fshatrat tjera” – ka thënë Lulaj.

Sipas banorëve, në gjykatë është një lëndë në të cilën është e paditur Komuna e Pejës e rrjedhimisht kanë kërkuar nga Ministria që të pezullojë projektin deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe banorët kanë marrë një ‘premtim’ nga Ministria e Ambientit se do të shqyrtojë kërkesat e tyre.

Në fshatin  Stankaj jetojnë rreth 2 mijë banorë, por që ka potencial të zhvillimit të turizmit malor.