Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Fatmir Limaj ua uron Krishtlindjen besimtarëve ortodoksë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoksë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ai ka thënë se kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

“Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë! Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës! Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar!”, ka shkruar Limaj në Facebook.