Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Fatmir Limaj Lutet në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj nga NISMA, në seancën e interpelancës për të shtënat e ministrit Gashi, tha se si deputetë po merren me gjëra periferike dhe jo madhore. Madje ai pati edhe lutje gjatë fjalimit të tij.

“Ishalla do Zoti që Kosova ka problemin më të madh për interpelancë këtë që po e trajtojmë sot. Ajo që po e them miqtë e mi është se do ta kisha kuptuar shqetësimin këtu kur flasin për ligjin, apo sikur të çohen e ngritim padrejtësitë që po ndodhin në këtë vend”, tha Limaj.

Ai tha se deputetët e Kuvendit po merren me gjëra periferike që kanë adresim ligjor.

“Po merremi me gjëra periferike që ka adresim ligjor për këtë çështje. Ne po themi nuk bën me u përzi në organet ligjore, e këndej po bëhemi hipokrit tu diskutu. Por është e këndshme për debat sepse s’po mundemi njerëzve me ju dhanë lajme të mira. Po ju japim veç lajme të këqija”, deklaroi ai.

Sipas Limajt, i rëndë është edhe diskutimi i deputetëve me njëri-tjetrin.

“Ne jemi kundërshtarë politikë, por në Kuvend është ruajtur çështja personale. Ka këtu deputetë që vota kanë marrë dhe më kanë fyer në çdo studio. Ka. Nuk ka qenë deputet dhe tash janë deputetë, por nuk ka gajle”, u shpreh Limaj.