Eliot Engel në Gjakovë, vendos lule para pllakës përkujtimore të mikut të tij të ndjerë Tom Lantos

Kongresisti Eliot Engel sot ka vizituar Gjakovën dhe ka vendosur kurora me lule dhe ka nderuar pllakën përkujtimore në sheshin që mban emrin e mikut të tij, kongresistit të ndjerë Tom Lantos.

Në njoftimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës thuhet se Engel deklaroi se Kosova e ka nderuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes emërimit të rrugëve dhe shesheve të ndryshme me emrat e tyre.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kjo vizitë është një ditë feste për Gjakovën.

Sipas tij, qytetarët e Gjakovës e vlerësojnë tej mase angazhimin dhe kontributin e miqve amerikanë në ditët më të vështira për këtë qytet.