Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

E Marta Ditë Zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në vend në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka vdekur sot në një spital turk, ku po trajtohej pasi kishte rënë në komë pas një sulmi në tru.

“Në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi sot jetë në Turqi, pas një sëmundje të rëndë, të martën, 22 gushtin, e kam shpallur ditë zie në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Flamuri ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, ka theksuar presidenti Thaçi.