Foto: Ilustrim

E Kërcënon dhe e Gërvishtë me Thonj të Dashurin

Një vajzë është arrestuar dje rreth orës 17:00 në Gjakovë nën dyshimin se e ka kërcënuar me armë të dashurin e saj.

Sipas raportit të përditshëm policor, përveç se e ka kanosur, ajo edhe e ka gërvishtur me thonj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia njofton se e dyshuara është arrestuar si dhe arma është konfiskuar.

Pas intervistës, e njëjta është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.