Foto: Ilustrim

Dyshohet për 30 Vjedhje, Ndalohet për 48 Orë

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se një person është arrestuar pas dyshimeve se ka kryer një mori vjedhjesh në Ferizaj e Shtime.

Sipas njoftimit të policisë,  22 vjeçi ka kryer së paku 30 vjedhje të rënda kryesisht nëpër shtëpitë e personave të cilët gjenden në vende perëndimore.

Televizorë, aparate teknike, stoli ari ishin disa prej vjedhjeve të cilat i ka theksuar policia e rajonit të Ferizajt në njoftim.

22 vjeçi pas intervistimit në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi kryerjen e vjedhjeve duke siguruar edhe informacione lidhur me një person tjetër i cili i kishte ndihmuar në vjedhje.

Policia është vënë në kërkim edhe të këtij personi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e  ndalimit policor për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.

Shkrimet e KALLXO.com për rastet e vjedhjeve mund t’i lexoni këtu.