Dy Shtetas të Iranit nga Kosova Synuan Gjermaninë me Dokumente False

Janë arrestuar dy shtetas të Iranit që nga Kosova tentuan të udhëtojnë në Gjermani me dokumente të falsifikuara.

Dy shtetas të Iranit janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nën dyshimin se tentuan të udhëtojnë drejt Gjermanisë me dokumente të falsifikuara.

Njëri nga këta shtetas paraqiti në aeroport pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit të Izeraelit, ndërsa tjetri pasaportë të Çekisë.

Dy të arrestuarve me vendim të prokurorit iu caktua ndalimi policor.