Dy përballjet e sotme në Botërorin ‘Rusia 2018’

Sot në kuadër të 1/8 të finales së Kampionatit Botëror ”Rusi 2018” do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Duke filluar nga ora 16:00 do të ndeshen kombëtarja e Spanjës me atë të Rusisë, përballje nga e cila njëra kombëtare do të eliminohet direkt, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, nga ora 20:00 do të jetë po ashtu interesante, ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, fituesi i së cilës po ashtu do të shkojë në çerekfinale.

Kujtojmë që Spanja është e para në grupin B me 5 pikë, ndërsa Rusia e dyta në grupin A me 6 pikë.

Ndërkaq, Kroacia është e para në grupin D me 9 pikë, ndërsa Danimarka renditet e dyta në grupin C me 5 pikë./21Media