Aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO
Dy Aksidente në Drenas, 8 Veta Përfundojnë në QKUK
Sipas Policisë, aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës 7:00 të mëngjesit, në Fushticë, kur i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin “Renault”, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën “VW Golf”.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë, tre femra dhe një mashkull, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 12:45, në Poklek.
Policia njofton se i dyshuari mashkull, shtetas i Austrisë, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën me targa WM-QX3, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur veturën “Opel” furgon.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.