Ismet Salihu - Foto: KALLXO.com

Drejtori i Institutit për Krime Lufte Ankohet për Kushtet e Punës

Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, i themeluar në vitin 2011, ka ardhur në fundin e ekzistimit të tij.

Me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, ky Institut është mbyllur duke lënë pas vetes 8 publikime me gjetjet e hulumtimeve të anëtarëve të tij.

Ismet Salihu, drejtor i këtij Instituti tha se nuk është i kënaqur me punë e bërë nga ky Institut dhe sipas tij faj për këtë kanë edhe kushtet e pavolitshme për punë.

“Rezultati nuk është i mirë, nuk është i mjaftueshëm mjerisht. Edhe instituti jonë është ballafaquar me probleme të shumta. Në vitin e parë nuk kemi pasur as zyre, mandej kemi qenë të vendosur në një objekt në kushte mjaft modeste. Instituti ka mision për t’i mbledhur, faktuar, evidentuar dhe për t’i publikuar hulumtimin e krimeve. Mund të ju them se për këto gjashtë vite kemi hulumtuar dhe kemi botuar 8 publikime”, tha Salihu.

Megjithatë, ai theksoi se instituti nuk ka pasur të drejtë të bëjë kallëzime penale në bazë të gjetjeve.

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë diskutojnë: Drita Hajdari, Prokurore Speciale, Refki Suma, Kryetar i Hanit të Elezit, Altin Ademi, Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Ismet Salihu, Drejtor i Institutit të Krimeve të Luftës dhe Njomza Haxhibeqiri nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’,mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: