Ilustrim

Dragash, 3 të arrestuar për posedim të drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kontrollimit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar mbi 4 paketime me peshë mbi 4 kilogramë me substanca narkotike të llojit mariuhanë si dhe 755 euro para të gatshme.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor.

“Në lidhje me rastin janë bastisur pesë lokacione të personave të dyshuar ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi: 73.5 gramë substanca të dyshuara narkotike të dyshuara si marihuanë, një shishe plastike me substanca të lëngshme vajore, 690 €, një mulli pajisje për bluarjen e substancave narkotike dhe 4 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.