Personi iArrestuar Ilustrim

Dosja e prokurorisë:Pjestari i FSK tentoi ta zhveshë 15 vjeçaren

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit M. S., pjesëtar i FSK-së i dyshuar për keqpërdorim seksual ndaj një të miture.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën për paraburgimin e pjesëtarit të FSK-së.

E gjithë ngjarja siç theksohet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit kishte filluar më 7 shkurt 2019 rreth orës 19.

Gjithmonë sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit të siguruar nga KALLXO.com, më datë 7 shkurt rreth orës 19 në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit i pandehuri (pjesëtari i FSK-së) për qëllime seksuale ka kapur për dore të miturën dhe e ka futur mbrapa veturës së tij. Më pas ka tentuar ta zhveshë, ndërsa e mitura ka kundërshtuar duke i thënë se “dëshiron të shkoj në shtëpi”.

“Në ato qaste kishte arritur xhaxhai i të miturës dhe e kishte larguar të miturën nga vetura ku më pas ishte larguar për në shtëpinë e saj dhe më pas është detyruar që të kërkoj ndihmë mjekësore psikiatrike në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Gjithmonë sipas kërkesës për paraburgim, dy ditë më pas, Prokuroria kishte pranuar një kallëzim penal të në cilin thuhet se pjesëtari i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën 16 vjeçare.

I dyshuari është në masën e ndalimit për 48 orë, ndërsa gjatë ditës së sotme, Prokuroria ka kërkuar nga ana e Gjykatës që të caktohet masa e paraburgimit ndaj tij.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me rastin e arrestimit të pjesëtarit të FSK-së për keqpërdorim seksual.

 

https://kallxo.com/skandal-i-ri-seksual-me-te-mitur-arrestohet-pjesetari-i-fsk-se/

 

Gjithashtu KALLXO.com ka publikuar pamje ekskluzive kur i arrestuari është sjellë i prangosur në stacionin policor nën përcjelljen e policisë.

https://kallxo.com/video-ekskluzive-arrestimi-i-pjesetarit-serb-te-fsk-se-i-dyshuar-per-keqperdorim-seksual-te-se-mitures/

 

https://kallxo.com/detaje-rreth-arrestimit-te-pjesetarit-te-fsk-se-per-keqperdorim-seksual-te-se-mitures/

 

https://kallxo.com/ministria-e-mbrojtjes-reagon-per-arrestimin-e-pjesetarit-te-fsk-se-per-keqperdorim-seksual-te-se-mitures/

 

.