Ilustrim
Djali raporton granatat e groposura nga babai 20 vite më parë
24.7.2019 - 11:11
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 fishekë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dubravë të Suharekës.