Dy raste të drogës brenda burgut në Dubravë

Dy raste të posedimit të substancave narkotike  në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Në rastin e parë, nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të një burgosuri, janë gjetur dhe konfiskuar 3.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ndërkaq në rastin e dytë, nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavijoneve të burgut kanë gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.