Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 11:30, në stacionarin shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka vdekur i burgosuri me inicialet E.D., 48-vjeç.

Sipas njoftimit të ShKK-së, si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bën kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka vdekur.

Sipas SHKK-së për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i burgosuri ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por sipas tyre, kërkesat janë refuzuar.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoië shkakun e vdekjes” – thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I njëjti ishte i dënuar për veprat penale “Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve”.