Ndalohet një rast i kontrabandës me substancë narkotike në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 10:40 në Qendren Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të kamufluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike.

Më tej SHKK-ja thotë se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.