Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia i gjen kokainë dhe marihuanë, arrestohet një grua në Dubravë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në Dubravë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 2.9 gram kokainë dhe 43 gram marihuanë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në Dubravë.