Rrahen mes vete dy të burgosur në Dubravë

Dy të burgosur në Burgun e Dubravës janë rrahur mes vete të dielën rreth orës 18:30.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ngjarje ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, me ç‘rast njëri nga të burgosurit ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa në konsultim me prokurorin është hapur rast për lëndim të lehtë trupor.

“Janë rrahur në mes veti viktima mashkull kosovar dhe i dyshuarit mashkull kosovar, të burgosur në burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.