Foto: RTV 21

Diskutime për Sirinë, Rusinë dhe Korenë e Veriut në takimin e G7

Ministrat e jashtëm nga grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës diskutojnë mbi mënyrën se si të bëhet trysni Rusisë gjatë takimit të sotëm në Toronto por sanksinet shtesë nuk janë në agjendë të bisedimeve, sipas zyrtarëve.

Ministrat gjatë takimit dy ditor do të diskutojnë edhe mbi ngjarjet në gadishullin korean, Siri, Lindjen e Afërt dhe Venezuelë.

Bisedimet që përfundojnë nesër do të jenë parapërgatitje për samitin e liderëve të G 7-ës që do të mbahet në Kanada në fillim të qershorit.

Grupi javën e kaluar e dënoi atë që e përshkroi si sulm me agjent nervor rusë në Britani.

Një zyrtar i lartë i grupit tha se ministrat janë thellë të shqetësuar mbi atë që grupi e sheh si një sjellje të keqe të Rusisë si ndaj fqinjëve të saj ashtu edhe ndaj vendeve tjera perëndimore.

G 7-ta përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia./21Media