Në nëntor rikthehet konferenca muzikore, ‘Prishtina Music Conference’

Edicioni i dytë i konferencës muzikore, “Prishtina Music Conference” (PCM II) planifikohet të mbahet në nëntor të këtij viti.

Edicioni i parë i kësaj konference ishte mbajtur në dhjetor të 2021-ës.

Organizatorët e “Prishtina Music Conference” kanë njoftuar në rrjetet sociale se PMC II do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor 2022.

Tema kryesore e këtij viti e PMC II planifikohet të jetë “Dancefloor”-i, por pa anashkaluar tema të tjera që ndërlidhen me këtë temë.

“PMC II, organizuar edhe njëherë nga kompania ‘Rave’ e mbështetur nga agjencia ‘Bridge’, vjen me formatin e njëjtë: prezantimi, panel diskutime, performance, expozita, dhe seminare, por me një premtim të konsistencës në program”, thuhet në njoftim.

Sipas “Rave”, edicioni i parë i “Prishtina Music Conference” që u mbajt në dhjetor të viti të kaluar me moton:  “Vesht’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, u karakterizua me tematika të shumat ku ra sy tema e problemit të shëndetit mendor në skenën e muzikës.