Diplomojnë 120 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

120 kadet të rijnë të Shërbimit Korrektues kanë diplomuar sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se me diplomimi e kësaj gjenerate, Qendrat Korrektuese do të shkojnë drejt avancimit.

“Jam shumë i lumtur që sot kam përmbushur njërin prej synimeve të mia të para që nga nisja e mandatit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Me diplomimin e gjeneratës së 41-të të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrat Korrektuese i kemi vendosur në kurs të pakthyeshëm drejt avancimit, standardeve dhe respektimit të ligjit. Suksese 120 kadetëve të ri”, ka shkruar Tahiri.

KALLXO.com ka raportuar për konkursin e hapur për pranimin e 120 kadetëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve korrektues më 8 tetor 2018.

Nga ky konkurs, sipas njoftimit, nga 120 kadetët e pranuar, 60 prej tyre do të fillojnë punën  për Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc dhe 60  për Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

https://kallxo.com/fillon-faza-e-testimit-shendetesor-per-kandidatet-per-zyrtar-korrektues/

.