Ilustrim

Digjet një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë civile me targa vendore.

Sipas raportit njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Pronari i veturës së djegur nuk dihet dhe nuk raportohet për lëndime në njerëz.