Digjen dy shtylla elektrike, i dyshuari dërgohet në psikiatri për trajtim

Dy shtylla elektrike dhe një kabllo kanë marrë flakë në fshatin Shkabaj, gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, zjarri është shkaktuar nga një person i dyshuar i cili më pas është arrestuar nga policia.

Nga i njëjti është konfiskuar një thikë.

Policia ka treguar se përveç dëmeve të krijuara nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve ku kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin në tërësi.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa i dyshuari është dërguar në psikiatri për trajtim mjekësor.