K.B. Trepça shënon fitoren e dytë ndaj K.B. Golden Eagle Ylli

K.B. Trepça ka shënuar fitore ndaj K.B. Golden Eagle Ylli në ndeshjen e tretë finale me 7 pikë diferencë.

“Xehetarët” shënuan 85 pikë, ndërsa therandasit 78 pikë në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Më 12.05.2024, K.B. Golden Eagle Ylli kishte mposhtur K.B. Trepça në ndeshjen e dytë finale me 1 pikë më shumë.

Ekipi nga Suhareka shënoi 80 pikë, ndërkaq ai nga Mitrovica, 79.

Kjo ndeshje u luajt sot, më 16.05.2024, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

K.B. Trepça ka shënuar sot fitoren e dytë në ndeshjet finale me K.B. Golden Eagle Ylli që ka një fitore.

KB Golden Eagle Ylli fitues në përballjen e dytë të ndeshjeve finale kundër ekipit mitrovicas