Deputetja: Thaçi më nuk është President i Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje që Presidentit Thaçi t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë. Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar Pacolli.