Deputetit: Në konkursin për noter u dhanë para

Për më shumë së dy orë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka raportuar para Komisionit Parlamentar për procesin e rekrutimit të noterëve të rinj.

Disa minuta para përfundimit të saj, deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu, kërkoi nga ministri që të publikoj mënyrën e vlerësimit nga testimi me gojë.

Pasi që sipas tij, shihet qartë që edhe pse edhe nuk janë të pranuar, ka favorizime për ata që kanë lidhje me PDK-në në këtë rekrutim.

“Shihet qartë së ka favorizim për ata që kanë lidhje me PDK-në”, tha ai.

“4 emra janë përmend vazhdimisht nuk ka më shumë”, u përgjigj ministri Tahiri.

Kurse, Sejdiu tha së “nëse merren parasysh militantë, anëtarë të strukturave dalin më shume së 4 emra”.

“Unë po të siguroj qe jo”, insistoi Tahiri.

“Ka pas edhe rast që është flit së janë dhanë pare”, iu drejtua Sejdiu-Tahirit, por që ky i fundit thotë së e ka adresuar këtë rast në Prokurori.

Për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj më rendësi paraqet nëse ka pasur aplikues për noter nga komunitetet.

“A kanë aplikua pakica të komuniteteve që mi mbulu ato komuna së për këtë pjesë tjetër janë rrugë tjera ligjore?”, e pyeti Tahirin.

Ndërkaq, ministri u përgjigj, “Kemi një numër të komuniteteve jo shumicë nga serb dhe tjera qe kanë kalu ne dy faza, edhe atë me shkrim dhe gojë”, tha ai.

KALLXO.com ka raportuar live nga Komisioni për Legjislacion në të cilen ka raportuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e pyeti për disa nga anëtarët e komisionit për të cilat Haxhiu më herët tha se  kanë pasur familjarë të tyre në proces të testimit.

Tahiri u përgjigj se, “gjithsej nga bartës të këtyre rasteve janë paraqitur 8 raste të konfliktit të interesit dhe sipas raportimit këto raste janë shmang në momentin si e parasheh ligji. Përgjegjësia le të mbetet te ta. Unë kam thënë qe të shmanget konflikti i interesit”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit kjo nuk e pengon procesin.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se i ka humbur vlera komisionit pasi që diskutimi deri më tani ndodhi vetëm mes Haxhiut dhe Tahirit.

“Ne na intereson, kur është hartuar provimi i jurisprudencës a është bërë në harmonizim me Ligjin për Noterë?”, pyeti Beqaj.

Bilall Sherifi pyeti “si e shpjegon faktin se provimi është mbajt për dy ditë ndërsa Udhëzimi thotë se duhet një ditë?”.

Tahiri u përgjigj, se është shmang për shkak të numrit të noterëve.

Deputeti i LVV-së, Sami Kurteshi e filloi pyetjen e tij me një krahasim.

“Ministër a mundet një vrapues me përfundu në të njëjtën mënyrë vrapimin e tij në bari dhe në një shteg vrapimi? Jo nuk mundet. Qysh i keni vlerësu me pyetje të ndryshme ata qe janë testuar?”, pyeti Kurteshi.

Tahiri thotë se kanë qenë pyetjet e njëjta.

I njëjti sot është paraqitur para Komisionit për të raportuar në lidhje me lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

KALLXO.com raportoi disa qaste më parë së kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka replikuar gjatë me Tahirin.

Ajo kërkoi të dijë zëvendësuesit e anëtarëve të komisionit që ka vlerësuar ata që janë testuar për noterë.

“Nehat Idrizi, Frosina Sylejmani, Merita Kostanica, Afrim Avdija, Elbasan Dervishaj, Burbuqe Spahija, Haxhë Qorraj, Arsim Bibaj, Nergjivane Dauti, Bashkim Preteni”, u pergjigj Tahiri.

Haxhiu tha se kanë pasur tri detyra në testin e noterëve.

“Kush i ka përgatit këto tri detyra?”, pyeti Haxhiu.

Tahiri iu përgjigj se këto detyra i kanë përgatitur detyrat e testit për ata persona të cilët i janë nënshtruar testit për noterë.

“Nëse anëtarët e komisionit kanë miq e familjarë në grupin e testimit që u janë nënshtruar a është konflikt”, pyeti serish Haxhiu.

“Ki probleme elementare. Nuk është konflikt”, tha Tahiri.

“Është procesverbali për të gjithë ata që donë me verifiku një proces te tillë. Të gjithë këta kandidatë të gjithëve u është shënuar një kod nuk kanë shënuar emër. Për secilin prej tre sekretari i ka shkruar nga një kod edhe kur janë kontrolluar detyrat, rezultatet janë dhënë me kode. Është e pamundur qe me apliku dikush edhe mos me pas të njohur. Ju duheni me i pas informatat se çka është bërë”, tha Tahiri.

Ai shtoi ndaj Haxhiut se ka probleme të mëdha për të kuptuar procesin e rekrutimit të noterëve të rinj.

“Vetëm gjykata mundet me e dërgu në fillim procesin”, shtoi Tahiri.

Deputeti Frashër Krasniqi pyeti se “A dini me na shpjegu që nga 600-700 që kanë apliku 60 prej tyre që janë pranu janë familjarë të PDK-së?”

Tahiri iu përgjigj se, kjo është normale.

“E para nëse i referohesh listës së një media, nuk janë 60 njerëz që kanë lidhje me politikën, por janë persona që kanë njoftësi por është normale me pas të njohur”, tha ai.

“Nuk janë përzgjedh ende nuk e kanë kaluar procesin e rekrutimit”, shtoi Tahiri.

Ministri Tahiri tregoi se komisioni për vlerësimin e noterëve të rinj është bërë në bazë të ligjit.

“Ashtu siç e parasheh ligji, kemi arrit qe të bëjmë ndryshimin ligjor ku e kemi ndryshu nga një noter në 20 mijë banor e kemi bërë një noter në 10 mijë banorë. Kemi pas komuna që ska pasë noter fare dhe komunat qe janë të populluara me komunitete jo shumicë nuk kanë pasur noterë fare. Deri më tash 73-74 noterë kanë qenë”, u përgjigj Tahiri.

“875 persona kanë kërkuar që të testohen për netorizëm. Numri i atyre që i janë nënshtru procesit të testimit të noterisë është rreth 600.

Numri final do të jetë rreth 175 qe kanë kryer provimin e dy fazave”, shtoi ministri Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është thirrur të raportoj para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Ministri, Abelard Tahiri kishte paraparë të raportojë para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave edhe javën e kaluar por përmes një postimit në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se nuk do të merrte  pjesë në këtë komision.

I njëjti sot është paraqitur para komisionit për të raportuar në lidhje me lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.