Deputeti Demaliaj lajmërohet nga qendra e ndalimit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj, është lajmëruar pak orë pas arrestimit të tij.

Demaliaj është lajmëruar nga qendra e ndalimit.

Ai u arrestua sot nën dyshimin për kanosje ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

https://kallxo.com/lajmi-i-fundit-arrestohet-deputeti-shkumbin-demaliaj/

Në një deklaratë për KALLXO.com, prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci, tregoi arsyet për arrestimin e deputetit të AAK-së.

“Është arrestuar deputeti Shkumbin Demalijaj me kërkesë timen. Për veprën penale kanosje, për dy deklarata të tij të dhëna në media, në televizionin publik RTK ka kanosur publikisht prokurorin e Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, kjo me datën 17 ndërsa të njëjtën e ka përsëritur me datën 25 shtator të vitit 2018 në televizionin T7 në emisionin Frontal”, deklaroi për KALLXO.com prokurori Maqedonci.

https://kallxo.com/prokurori-tregon-arsyet-e-arrestimit-te-deputetit-demaliaj/

Ndërsa, deputeti u lajmërua më vonë përmes rrjetit social “Facebook”.

Ai ka shkruar se kurrë nuk do ta pranojnë poshtërimin.

Ky është postimi i tij i plotë:

“UÇK- ju dua shumë..!!!

Do ta duam gjithmonë vendin tonë..!!

Por kurrë sdo ta pranojmë poshtërimin..!!!

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve..!!!”.