Kuvendi i Kosovës

Deputetët injorojnë votimin e ligjeve

Në seancën e sotme është diskutuar gjatë Shqyrtimi i pare i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pas diskutimit të këtij projektligji nuk u arrit votimi.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti tha se do ta hedhin në votim sërish këtë pikë në një seancë të radhës pasi sipas tij, deputetët nuk po votojnë.

“Nuk po votojnë një pjesë e deputeteve 54 deputetë kanë votu e lejmë për një seancë të radhës”, përfundoi Haliti, duke vazhduar me pika tjera.