Dënohet me burg ish-polici i akuzuar se me armë zyrtare e qëlloi ish-gruan

Gjykata e ka shpallur fajtor ish-policin Artim Gashi, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë të ish-bashkëshortes.

Gashi akuzohet se e qëlloi me një plumb në kokë me armën zyrtare ish-bashkëshorten më 2 janar 2017, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin.

Për këtë vepër penale, Gjykata e Prishtinës e dënoi Artim Gashin me 15 vjet burgim.

https://kallxo.com/e-demtuara-rrefen-tmerrin-e-perjetuar-sa-ishte-e-martuar-ish-policin/

Sipas aktakuzës, ngjarja kritike ka ndodhur më 2 janar 2017.

Prokuroria pretendon se i akuzuari pas një përgatitje paraprake e kishte përcjellë nga shtëpia të dëmtuarën, e cila ishte nisur për provim në Fakultet.

Më tej, aktakuza shpjegon se i akuzuari Artim Gashi fillimisht e kishte ndaluar dhe ishte munduar që me dhunë ta fuste në veturë, mirëpo pasi e dëmtuara  kishte refuzuar, ai me qëllim që ta privojë nga jeta, me armën zyrtare, të llojit “Glock”, e ka goditur atë me një plumb në kokë, saktësisht në syrin e majtë, goditje kjo nga e cila të dëmtuarës ia këputë indet e syrit të majtë, plumbi depërton në tru duke ia shqyer cipën trunore, me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin.

Më pas, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ai ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma e përmendur në dispozitivin e kësaj aktakuze.

https://kallxo.com/tezja-tregon-tmerrin-e-perjetuar-kur-mbesa-e-saj-u-qellua-arme-ne-koke/

I akuzuari në lidhje me rastin nuk është deklaruar as në Prokurori e as në Polici.

Ai e ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje.

https://kallxo.com/gjykimi-ish-policit-per-vrasje-ne-tentative-te-ish-bashkeshortes/

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor. Shkrimet mund t’i gjeni në këtë link.