Ilustrim

Gjuajtjet me armë në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë, policia arreston një person

Të shtëna me armë ishin raportuar në polici më 2 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. 

Një person që nga ajo kohë deri më tani, është identifikuar dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga organet e ndjekjes. 

Policia kishte njoftuar se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 23:30, deri sa ankuesi më shumë se një muaj më parë kishte raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. 

Në vendin e ngjarjes në atë kohë ishin gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. 

Policia njoftoi se i dyshuari i arrestuar për këtë ngjarje është dërguar në mbajtje. 

Rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë