Dënohet Liridon Uruqi për vrasjen në Bresalc

Gjykata në Gjilan e ka dënuar me 25 vjet burg, dënim unik Liridon Uruqin që akuzohej për vrasjen e ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Bresalc  të Gjilanit.

Uruqi akuzohej se më 28 korrik të vitit të kaluar në fshatin Bresalc të Gjilanit ka qëlluar për vdekje Fatlind Arifin.

Në njoftimin e Gjykatës në Gjilan thuhet se s shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues, vrasje i ka shqiptuar dënim 23 vite burgim, për kanosje i  ka shqiptuar dënim prej 2 vite burgim dhe për veprën armëmbajtje pa leje i ka shqiptuar 1 vit burg.

Sipas aktakuëz, Liridon Uruqi më datë 28.07.2018, rreth orës 23:10 minuta, në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit, i akuzuari me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., në atë mënyrë që nga një distancë prej 1.5 metra, me revole TT të kalibrit 7.62 mm shkrep në drejtim të ndjerit, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit dhe i shkakton plagë tej shpuese, njëherët ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që ishin prezent.

Në ditën kritike i akuzuari me revolen e tij ka kanosur seriozisht të personat e tjerë që ishin prezent K. H., L. M. dhe G. A.

Përshkrimi i vrasjes tragjike dhe fjalët e fundit të viktimës