Deliu Kodra: Vdekja në vendet e punës vazhdon të jetë shqetësuese

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar pas vdekjes së një punëtori i cili dje kishte humbur jetën pas incidentit që kishte në vendin e punës.

Ai tha më me vdekjen e tij numri për këtë vit i vdekjeve në punë shkon në 22.

“Veterani i UÇK-së ndërroi jetë mbrëmë pas incidentit që e kishte pasur në vendin e punës ku ai siguronte ekzistencën e tij. Vdekja e tij e qon në 22 numrin e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm gjatë këtij vitit”, tha Deliu Kodra.

Deliu Kodra tha se Kuvendi ka diskutuar për pasigurinë që e kanë punëtorët në vendin e punës për vonesat në paga për mos kompensim të pushimit vjetor, për abuzimin me kontrata për praktikantë si dhe për mungesën e mbrojtjes ligjore të këtyre punëtorëve që punojnë në kushte aspak të lehta.

“Reçica ka premtuar avancim të të drejtave të punëtorëve dhe ka premtuar rritje të numrit të inspektorëve.. Ministria që ai e drejton duhet të fokusohet që të ketë edhe përkushtim më të madh të inspektorëve që mos të dalin në teren vetëm kur të ndodhin incidente të tilla por të jenë përherë në teren për të inspektuar nëse ka shkelje të tilla për punëtorët sidomos në sektorin privat”, tha ajo.

https://kallxo.com/vdes-personi-i-cili-humbi-doren-ne-vendin-e-punes/

.